Krisje midis Milanit dhe Kutrones, agjenti i lojtarit “fut xixa”

Patrik Kutrone nënshkroi një kontratë të re me Milanit, prej secilës do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon deri në vitin 2023. Megjithatë, ardhja e polakut Kristof Piatek gjatë merkatos së janarit ka ndryshuar rrenjësisht pozitat e të riut Italian.

Piatek është kthyer në një lojtar vendimtar që ka besimin e Gatuzos përgjatë të gjithë 90 minutave. Duke qenë se Kutrone është vetëm 21 vjeç nuk do të ishte e paimagjinueshme që Kutrone të huazohej gjatë sezonit tjetër për të gjetur më shumë miuta, pasi sulmuesi ndodhet në një moment kyç të karrierës ku i duhet të zhvillohet sa më shumë.

Në një intervistë për “Radio Marte”, agjenti i lojtarit Donato Ornjani konfirmoi se ardhmja e lojtarit të tij do të vendoset gjatë merkatos së verës. Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë është thjesht një presion taktik nga ana e agjentit ose diçka konkrete për një largim gjatë muajve të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *