Krisja Ozil-Emeri, gjermani jep versionin e tij

Mesut Ozil sezonin e kaluar ishte hija e vetvetes me Arsenalin. Mesfushori nuk arriti të lërë gjurmë pas dëmtimeve të shumta. Një tjetër faktor që ndikoi në paraqitjet e dobëta të gjermanit, sipas medieve, ishte marrëdhënia jo e mirë mes tij dhe trajnerit Emeri.

Në një intervistë, ylli gjerman ja lë fajin vetëm dëmtimeve dhe mohon të ketë një konflikt të hapur me trajnerin. Ai deklaron se ka biseduar me të. Shprehet se Emeri do e ndihmojë të arrijë formën më të mirë. Ka besim se sezonin e ardhshëm do të kthehet ai i dikurshmi.

“Ju e dini që kam pasur shumë trajnerë në karrierën time dhe sigurisht çdo trajner është i ndryshëm dhe dëshiron diçka ndryshe nga ti si një lojtar. Por kam pasur disa dëmtime para se sezoni të fillojë vitin e kaluar, kështu kam pasur një kohë të vështirë. Në fund të sezonit kam luajtur shumë ndeshje. Kam një marrëdhënie vërtet të mirë me trajnerin. Po flasim shumë dhe ai dëshiron të më ndihmojë. Gjithashtu unë dua të ndihmoj ekipin dhe mendoj se do shkojë gjithçka mirë për mua dhe klubin”, u shpreh mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *