Krishtlindje të paharrueshme për fëmijët, Ronaldo tregon “klasin” jashtë fushe

Në këtë kohë festash, futbolli italian për herë të parë ka vendosur që futbolli do vijojë të luhet dhe ditën e nesërme Seria A, zbret përsëri në fushë. Kristiano Ronaldo do të provojë të shfaqë klasin e tij në përballjen e nesërme ndaj Atalantës, por luzitani ka vendosur që të tregojë klas edhe jashtë fushe.

Së bashku me të dashurën e tij, Xhorxhinën, Ronaldo ka qenë në Spitalin e fëmijëve të Torinos “Regina Margherita”. Çifti kanë vizituar fëmijët në departamentin e onkologjisë pedriatike, duke i dhuruar lodra të shume dhe duke bërë foto. Ylli portugez u prit nga drejtori i spitalit dhe drejtori i departamentit në vizitën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *