“Krimi kibernetik”, e pëson lojtari i Kombëtares

Ndonëse është transferuar që në merkaton e verës, vetëm këtë fundjavë Eros Grezda mundi që të debutonte me skuadrën e Rejnxhërs. 55 minuta për anësorin kuqezi, i cili goditi shtyllën në fraksionin e dytë, por skuadra e tij arriti që të shënonte dy herë pas daljes së tij.

Gjërat duket se po shkojnë mirë për 23-vjeçarin sa i përket aventurës në Skoci, por lojtari nga Gjakova është bezdisur pak ditën e djeshme. Lojtarit i kanë marrë për disa orë llogarinë e tij të Intsagramit dhe me shumë gjasa personi ose personat që e kanë pasur kanë abuzuar në emër të anësorit, diccka që nënkuptohet nga postimi i lojtarit, kur e ka rimarrë adresën e tij.

Vetë Grezda ka postuar një mesazh në Instagramin e tij, ku kërkon ndjesë nëse dikush ka marrë mesazhe nga ai, duke e justifikuar me faktin se adresa e tij është përdorur nga dikush tjetër: “Më falni nëse dikush ka marrë mesazhe nga llogaria ime… Llogaria ime ka qenë e hakuar për 4 orë”.

Grezda la Osijekun për Rejnxhërsin, ku trajnohet nga një lojtar legjendar si Stivën Xherard. Grezda pësoi një dëmtim jo të lehtë në fillim të sezonit, por tani duket se po arrin formën e tij optimale dhe është gati që të tregojë vlerat e tij në Skoci.

Postimi i Grezdës në Instagram

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *