“Krimi” i radhës, Juve nuk i fal asgjë Interit

As Derbi i Italisë nuk ka qenë rasti i duhur për të ulur vrapin e çmendur të Juventusit, që ka mundur 1-0 Interin, me një gol nga Mario Manxhukiç në minutën e 66-të.

Nje pjesë e parë shumë e ekuilibruar, me Interin që luajti shumë mirë dhe pati edhe rastin e ndeshjes, sepse Galiardini doli i vetëm me portierin, por goditi shtyllën.

Kundër ekipit në të fortë në Itali nuk mund të bësh gafa të tilla dhe në pjesën e dytë Kanselo, një ish-interist, në pjesën e dytë dha një kros perfekt dhe Manxhukiç e pati të lehtë të shënonte. Goli i parë në 10 përballje me Interin për fenomenin kroat.

Më pas asnjë shans për Interin, që mbetet 14 pikë larg kreut dhe tashmë harron përfundimisht ëndrrat me titull, ndërsa Juve vazhdon të mahnitë dhe nuk i jep shpresë Serisë A.

15 ndeshje, 43 pikë, askush si Juve në historinë e Serisë A deri tani dhe ndoshta do të shohim rekorde të reja deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *