Krijohet Shqipëria U-20, në nëntor miqësorja e parë

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot se është krijuar Shqipëria U-20, përfaqësuese e 20-vjeçarëve që nuk ekzistonte deri tani dhe do të shërbejë për të provuar gjithë lojtarët që janë mes 19 dhe 21 vjeç dhe janë kandidatë për Shpresat.

Më 14 nëntor në Tbilisi do të luhet një miqësore ndaj Gjeorgjisë U-20 dhe në drejtimin e skuadrës kuqezi do të jetë Alban Bushi, i cili natyrisht do të vëzhgojë dhe përzgjedhë elementet më cilësore.

Ndërkaq, më 10 nëntor 21-vjeçarët e Bushit do të presin në “Selman Stërmasi” (18.00) Irlandën e Veriut U-21, në një tjetër ndeshje kualifikuese për Euro 2018.

Kështu, kompletohet kalendari i ndeshjeve për nëntorin, sepse kombëtarja A do të luajë në Turqi një ndeshje miqësore.

Ndërkaq, sot Shqipëria në futboll për femra luan një ndeshje kualifikuese në Skoci, ndërsa Shqipëria U-19 për femra do të luajë që nesër deri të martën e ardhshme 3 ndeshjet e turit të parë kualifikues për Europianin U-19.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image