Krepi prezanton Tërbunin: Tani duam Superioren

Trajneri i pukjanëve i kënaqur me punën e deritanishme: Nisim një sezon me pretendime

Ekipi i Tërbunit, sot do të vijojë me ritualin e zakonshëm, dy seanca stërvitore në ditë dhe merkato. Trajneri Kreshnik Krepi është i kënaqur me afrimet që janë realizuar deri më tani, por mbi të gjitha me formën në rritje të skuadrës që ai drejton. Në ditët e mbetura të kësaj përgatitoreje, trajneri shkodran që ka sezonin e tij të dytë në radhët e skuadrës pukjane, ka besim se do të afrohen të tjerë futbollistë me eksperiencë dhe pukjanët do të jenë akoma më solid në startin e garës.

KREPI – Në një prononcim dhënë enkas për “Sport Ekspres”, kur na ndajnë edhe afro tri javë nga starti i sezonit 2017-2018, të Kategorisë së Parë, trajneri Kreshnik Krepi, i skuadrës së Tërbunit ka pohuar: “Ne jemi munduar që këtë verë të punojmë ndryshe, për të ndërtuar një ekip solid dhe me ambicie. Gjithnjë, duke pasur edhe mbështetjen e Bashkisë së Pukës, donatorëve apo dhe stafit tim. Natyrisht, që deri më tani kemi bërë një punë të mirë, por duke qenë se ka ende ditë në dispozicion do të punojmë edhe më shumë që të prezantojmë një ekip solid, por edhe me ambicie që në startin e garës. Janë rikthyer disa lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës, por edhe në merkato kemi qenë aktivë, duke plotësuar disa reparte ku kemi pasur probleme edicionin e shkuar. Kam mendimin, se me afrimet e tjera që do të bëjmë apo dhe takimet miqësore që do të zhvillojmë, Tërbuni i sezonit të ri do të synojë kreun e Grupit të Veriut”, – ka pohuar trajneri Kreshnik Krepi.

Gani Pema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *