Krepi: Pres Tërbunin, kjo Vllazni nuk më intereson

0

Trajneri shkodran i cili mbylli sezonin me Tërbunin, Kreshnik Krepi, ka postuar një mesazh në Facebook, ku e ka nisur me Vllazninë dhe e ka mbyllur me Tërbunin. Krepi deklaron se është ende në pritje të bisedimeve me Tërbunin, si një detyrim moral për ekipin me të cilin ra nbga kategoria, ndërsa në kushtet aktuale nuk i intereson drejtimi i Vllaznisë, pasi klubi shkodran duhet privatizuar urgjentisht.

DEKLARATA

Pasi po shikoj se s’ka mbet trajner pa e marr Vllazninë e Bashkisë nëpër media vizive dhe të shkruara, po deklaroj se Vllazninë duhet në menyrë urgjente ta marrin në administrim një President, jo bordet e kullimit, me te cilët u ngop Shkodra, pavarësisht se po përdorin shumë emra emblema të qytetit tonë për të mbuluar faktin se nuk po e privatizojnë klubin! Gjithashtu personalisht deklaroj se jo vetëm qe nuk kam asnjë interes personal të punoj në këtë Vllazni të cilën vetëm e vetëm e shikojnë për ta shtrydhur sipas interesave te caktuara, por si çdo qytetar i këtij qyteti jap mendimin tim për një Vllazni që të gjithë e dëshirojnë ne nivele te larta, ku trajneri nëe rrethanat që ëeshtë klubi është hapi i dytë për mendimin tim! Hapi i parë është marrja në administrim nga një individ, kushdo qoftë ai, me të drejtë blerjeje!

Gjithashtu në aspektin tim profesional po deklaroj se e shikoj përgjegjësi morale te bashkëpunoj me atë klub te cilin nuk e arrita objektivin këtë vit (Tërbuni) i cili përsëri e ka shprehur dëshirën e bashkëpunimit me mua për të dalë Kampion në atë kategori ne te cilën kete sezon zbritem !

Nisur nga kjo kërkesë për të bashkëpunuar, pavarësisht ofertave qe kam pasur ne Kategorinë e Parë në Shqipëri e ndjej përgjegjësi dhe obligim sikur edhe pa asnjë detyrim ekonomik të bashkëpunoj për një Tërbun kampion!

E bëra këtë status vetëm e vetëm për t’u kthyer përgjigje publikisht ofertave modeste qe kam pasur, të cilët i vlerësoj dhe falënderoj ne maksimum!

Gjithashtu për t’u thënë shumë e shumë mjeshtrave se Kreshnik Krepi është akoma shumë i fortë, edhe pse ka dështuar këtë sezon! Duke luajtur çdo ndeshje në fushë e jo në tavolina, si luajnë shumë e shumë fitimtarë që marrin grada nga shumë injorantë të cilët vazhdojnë këtë vend ta lënë mbrapa!!

Nisur nga kërkesa për bashkëpunim nuk mund të deklaroj asgjë për skuadrën e re të këtij sezoni pa përfunduar bisedimet me drejtuesit e Tërbunit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.