Krepi drejt zyrtarizimit në krye të Besëlidhjes

0

Çështja e trajnerit te skuadra e Besëlidhjes pritet të vendoset gjatë kësaj jave, ku burime brenda klubit kanë bërë me dije se emri më i lakuar është ai i Kreshnik Krepit. Ky i fundit ka pasur një takim me presidentin Gjok Noka, por ende nuk ka një vendim konkret, gjë e cila pritet të ndodhë në ditët në vijim. Krepi sezonin që lamë pas e ka nisur si trajner i Veleçikut deri në mbyllje të gjysmës së parë të sezonit dhe pjesën e mbetur të kampionatit ka qenë në krye të Adës së Velipojës, ku ka dhënë kontributin e tij që ekipi të mos binte nga Kategoria e Parë. Të gjithë në kampin lezhjan shpresojnë që tekniku të emërohet sa më shpejt dhe të nisë nga puna për sezonin e ardhshëm. Deri më tani janë të paktën pesë titullarë që janë larguar dhe më konkretisht, Altin Hoxha, Julian Malo, Kledi Dibra, Elton Muçollari si dhe  flitet edhe për largimin e Gentian Manukës.

Bernard GJIKOLAJ

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.