Krasniqi: Donim të hakmerreshim, në Fushë-Krujë nuk luhet

Blerim Krasniqi shënoi dy gola kundër Kastriotit. Sulmuesi kavajas foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Gjithmonë sulmuesi matet me gola, pavarësisht sa lëviz dhe sa e mban skuadrën lart. Golat vlejnë”.

“Do kërkoj edhe më shumë nga vetja. Si çdo lojtar dua më të mirë. Pjesën më të madhe të sezonit kam qenë i dëmtuar. Falënderoj Zotin që i kthyem te fitorja dhe te golat”, shtoi sulmuesi, të cilin Skënderbeu e k blerë tek Apolonia.

“Mezi e prisnim këtë ndeshje. Donim të hakmerreshim për atë pritje që na bënë atje, një hakmarrje sportive them”, u shpreh Krasniqi.

“Ndryshon gjithçka nga ndeshja në ndeshje. Asnjë lojtarë nuk luan dot në atë lloj fushe dhe atë lloj ambienti që krijohet atje. Asnjë futbollist nuk shpreh më të mirën në atë terren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *