Krasniqi del në stërvitje me Besën, merkatoja rezervon surpriza për të

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, po pret ekipin e ri që do të vazhdojë karrierën. Ai ka shkëputur marrëdhëniet me ekipin e Rabotniçkit në Maqedoni, aty ku dhe kaloi 6 muajt e fundit. Kavajasi ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pavarësisht se ka disa interesime për të.

Momentalisht, mbrojtësi i qendrës ka dalë në stërvitje me ekipin e Besës së Kavajës. Nuk flitet për një rikthim në skuadrën ku nisi karrierën, por thjesht për të mbajtur trupin në formë. Shtatlarti po stërvitet çdo ditë me ekipin që të mos humbasë ritmin.

Ai po pret një ofertë konkrete nga klubet e interesuara për të. “Kam disa kontakte, por nuk dua të flas me emra. Po pres diçka konkrete, më pas do të vendos për të ardhmen”, – tregon Krasniqi për “Sport Ekspres”. Qendërmbrojtësi nuk dëshiron të tregojë emra ekipesh, por dihen vetëm kontaktet e tij me Flamurtarin. Nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshja mes palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *