Kramariç njeriu i rekordeve, vetëm Mesi dhe Ronaldo si ai

Sulmuesi kroat i Hofenhajmit, Andrej Kramariç, po i çudit të gjithë me formën e shkëlqyer që po kalon gjatë javëve të fundit. 27-vjeçari ka shënuar në të nënta takimet e fundit ku është aktivizuar.

Për kroatin nuk ka rëndësi kompeticioni ose fakti që luan me kombëtaren ose klubin. Gola në Champions dhe në Bundesligë, ndërsa nuk është kursyer as me kombëtaren kroate.

Kjo ecuri kaq e mirë filloi më datë 7 nëntor në ndeshjen ndaj Lionit. Që prej atij takimi, Kramariç nuk është ndalur. Fatkeqësisht kjo formë e mirë e lojtarit nuk po shpërblehet me pikë për klubin e tij, pasi në nëntë takimet ku ai ka shënuar, skuadra e tij ka fituar vetëm në dy raste.

Sipas analizës së medies kroate “Sata 24”, të vetmit futbollistë që e kanë arritur këtë ecuri ndërmjet kompeticioneve të ndryshme krahas Kramariç janë vetëm dy, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Të shtunën sulmuesi i Hofenhajmit do të ketë mundësinë për ta shënuar golin e dhjetë radhazi në takimin ndaj Gladbahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *