Kraja sfidon Tërbunin: Ndeshje e veçantë, duam maksimumin

0

Vllaznia B mposhti në Shkodër Gramshin rival të Tërbunit, ndërsa këtë javë përballet me pukjanët që kryesojnë me gjashtë pikë më shumë se Luzi. Trajneri kuqebluve, Ervis Kraja, deklaron se shkodranët kanë synim që në këtë sfidë të fitojnë.

“Ne shikojmë punën tonë dhe në Pukë do shkojmë të zhvillojmë një lojë të bukur që të marrim maksimumin, në respekt edhe të kampionatit. Kjo do jetë një ndeshje e veçantë, sepse Tërbuni e kryeson Grupin A dhe thuajse është në Kategorinë e Parë. Atyre edhe barazimi u shërben për të konfirmuar zyrtarisht ngjitjen, ndaj besoj se do jetë sfidë e bukur dhe e vështirë për të dyja skuadrat”, u shpreh Kraja për SportEkspres.com.

Shkodranët presin përforcime edhe nga Vllaznia A, që këtë javë e ka pushim në Kategorinë e Parë. “Do marrim edhe disa futbollistë nga Vllaznia A, por emrat do i mësojmë në fundjavë. Kjo tregon edhe seriozitetin tonë për këtë përballje, njëherësh edhe vlerësimin e garës. Ne u penalizuam vetëm pas humbjes me Luzi 2008, sepse do të ishim rivalë për kreun”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.