KRAHASIMI | Provat morën fund? Panuçi bën 12 ndryshime!

Shqipëria ka dy ndeshje në muajit tetor. Fillimisht kuqezinjtë do të sfidojnë Jordaninë në “Elbasan Arena” dhe më pas do të ndeshjen me Izraelin në transfertë, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Ndeshja zyrtare ka një rëndësi të madhe,pasi mund të vendosë shumë për fatin e pozicionit të Kombëtares tonë në Grupin 1 të Ligës C.

FSHF ka publikuar dhe listën e përzgjedhur nga trajneri Kristian Panuçi për dy ndeshjet e radhës. Edhe pse në një pikë delikate, ajo që vihet re është fakti se ka shumë hyrje-dalje. Plot 6 lojtarë nga lista e shkuar janë lënë jashtë, ndërkohë që katër futbollistë do të luajnë për të parën herë me fanellën e përfaqësuesen. Ka rikthime por dhe mungesa të rëndësishme dhe surpriza.

MUNGESAT – Nga lista e fundit kanë mbetur jashtë kapiteni Ansi Agolli, që tani duket se është gjithnjë e më larg përfaqësueses, pasi Panuçi ka gjetur Binakun, i cili po përligj besimin. Lika dhe Demiri nuk kishin minuta në ndeshjen e fundit dhe këtë herë nuk janë preferuar që të jenë në grumbullim fare. Befasia më e madhe është ajo e lënies jashtë të sulmuesit Sindrit Guri. Shkodrani nuk ishte në listë dhe duket disi e çuditshme, pasi sulmuesi është në rritje, por këtë radhë është parë i panevojshëm nga timonieri italian. Edhe Jahmir Hyka nuk figuron në listë ashtu si dhe Sabjen Lilaj.

RISITË – Sa i përket risive ajo që vihet re është afrimi Xhakomo Vrioni, i cili aktivohet tek Venecian në Seria B. Po ashtu pjesë e listët është dhe mbrojtësi Kastriot Dermaku, i cili fillimisht u mendua se do të zgjidhte Kosovës, por tani është pjesë e kuqezinjve. Dermaku ishte në grumbullimin e fundit me Kosovën, por u largua para ndeshjes për arsye personale, siç u shpreh trajneri Bernard Shaland. Surprizë është Egli Kaja, i cili luan në Skoci tek Livigstonit.

RIKTHIMI – Ermir Lenjani dhe Ylber Ramadani do të riveshin fanellën kuqezi. Si Ramadani dhe Lenjani nuk ishin pjesë e listës së italianit në ndeshjet e fundit, por tani duket se janë gati që të japin kontributin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *