Krahasimi i Superiores me sezonin e shkuar, më shumë tifozë dhe po kthehet në vitrinë

Kampionati shqiptar i futbollit ende nuk arrin të sjellë të ardhura të larta. Viti 2018 ka gjeneruar vetëm 7 milionë euro nga Superiorja, që është një shifër e ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Pas elitës shqiptare renditet vetëm Mali i Zi dhe Kosova.

Megjithatë i vetmi aspekt pozitiv në të gjithë këtë është trendi rritës i të ardhurave nga shitja e futbollistëve drejt kampionateve të huaja, edhe pse shuma që gjenerohet prej tyre mbulon vetëm 8% të totalit. Gjithashtu trend rritës ka edhe pjesëmarrja e tifozëve në stadiume, që në krahasim me sezonin e mëparshëm ka pësuar një rritje me 15 %. Ndërkohë, sipas asaj që raporton televizioni “Klan”, të ardhurat kryesore gjenerohen prej bonuseve të UEFA-s, ndërsa pjesa tjetër prej sponsorizimeve dhe të drejtës tregtare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *