Krahasimi i çuditshëm i Poçetinos: Eriksenit i besoj sa… qenit tim!

0

Totenhemi do të presë Mançester Junajtid nesër në orën 17:30 në një ndeshje të fortë dhe shumë të bukur. Mauricio Poçetino ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te mesfushori Kristian Eriksen.

Danezi, në këmbët e të cilit kalon gjithë organizimi i lojës së Totenhemit, po kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit, ndërsa kontrata me “Spurs” përfundon në verën e vitit 2020. Klubi po punon për t’i ofruar një marrëveshje të re, por Eriksen nuk ka rinovuar ende. Pavarësisht kësaj, trajneri i tij lëshon fjalë të mira për të, nëpërmjet një batute interesante.

Eriksen është një lojtar fantastik dhe është shumë i lidhur me klubin tonë. Shpresoj që të firmosë një kontratë të gjatë me ne, por di dhe që, në futboll, negociatat të tilla janë të zakonshme. I besoj shumë atij, ashtu siç bëj me qenin tim kur dal për të bërë ndonjë shëtitje në park”, përfundon trajneri argjentinas i Totenhemit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.