Krahasim me legjenda dhe mesazh i qartë: Blindojeni De Gean!

0

Ole Gunar Solskjaer mendon se portierin më të të mirë të botës e ka në skuadër dhe dëshiron që ta ketë edhe për vite të tjera në mesin e katërkendëshit të Junajtid. David De Gea është padyshim një nga portierët më cilësorë në qarkullim dhe këtë nuk e thotë vetëm trajneri i tij.

Kontrata e tij skadon në verën e këtij viti dhe zyrtarët e klubit anglez janë mobilizuar për të rinovuar me të. “Djajtë e kuq” e konsiderojnë vendimtare këtë çështje dhe duan ta përfundojnë me çdo kusht marrëveshjen me 28-vjeçarin. Kontrata e re pritet ta bëjë portierin më të paguar në botë spanjollin,  gjë që e largon edhe nga aludimet e shumta që e lidhnin atë me klube si PSG e Juventusi.

Kështu mendon edhe Ole, i cili thotë: “Klubi dhe De Gea janë në bisedime. Shpresoj që çdo gjë të realizohet, por unë nuk kam asgjë në dorë. Davidi është treguar fantastik që kur ka ardhur. Klubi besoi shumë që ai do të kthehej në ditët më të mira pas kritikave të shumta që mori. Ai ka marrë çmimin “Lojtari i vitit” dhe ne duhet t’i jemi shumë mirënjohës atij për gjithçka ka bërë për klubin”.

Solskjaer shkon deri te krahasimi me legjenda si Van Der Sar dhe Piter Shmajkëll, duke thënë se spanjolli është më i mirë se ata të dy. “Është shumë e vështirë t’i krahasosh ata të tre. Piteri dhe Van Der Sari nuk janë shpallur asnjëherë lojtarë të vitit. De Gea ka fituar aq shumë pikë gjatë viteve me ne, sa mendoj se ai është më i miri në botë. Ka një personalitet fantastik dhe është një djalë i përulur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.