Kovaçiç do largimin, Klop e pret krahëhapur

Mateo Kovaçiç është i lumtur që luan te një skuadër e madhe si Real Madridi, por mendon se ka ardhur koha të jetë protagonist diku tjetër.

Sipas “Diario Gol”, mesfushori i talentuar kroat ka shprehur interesim për t’u larguar nga kampionët e Evropës. Ish-lojtari i Interit është shumë i zhgënjyer nga mungesa e minutazhit dhe dëshiron të luajë një rol kryesor në skuadrën e re, e cila me shumë mundësi do të jetë Liverpuli.

Trajneri Jurgen Klop do një mesfushë cilësore dhe Kovaçiç do të ishte blerja e duhur, ndoshta edhe pasues i Kutinjos në rolin e një lojtari ofensiv me sistemin 4-2-3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *