Kovaç qetëson gjithçka: Asnjë problem, ja si e zgjidhëm me Levën e Komanin

0

Gjatë stërvitjes së djeshme të Bajernit të Mynihut nuk munguan momentet e tensionit, madje situata u përkeqësua shumë. Robert Levandovski dhe Kingsli Koman u kapën me fjalë me njëri-tjetrin.

Pas tyre përdorën edhe duart. Grushtet vërshuan drejt njëri-tjetrit, Boateng dhe Shyle nxituan për t’i ndarë, ndërsa sherri mori fund me ndërhyrjen e gjithë skuadrës. Sipas gjermanes “Bild”, nxitësi i sherrit ishte sulmuesi polak, i cili e akuzoi Komanin si egoist në lojë.

Robert Kovaç ka folur për ngjarjen e ndodhur. Trajneri i Bajernit ka zgjidhur gjithçka dhe tenton të qetësojë situatën. Palët janë marrë vesh, kanë kërkuar ndjesë dhe çështja është mbyllur.

Po, dje ka patur një sherr midis dy sulmuesve. Më pas u ulëm të tre bashkë dhe biseduam qetësisht. Ata kërkuan ndjesë për sjelljen e tyre dhe situata u zgjidh. Kjo çështje është mbyllur”, thekson trajneri kroat i ekipit bavarez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.