Kovaç: Objektivi u arrit, ky Bajern duhet dhe në Bundesligë

0

Bajerni i Mynihut nuk vinte me “petkun” e favoritit në “Anfield”. Shumë vetë mendonin se skuadra gjermane do të kishte të njëjtin fat me atë të PSG-së dhe Napolit,  që nuk e shmangën dot humbjen në “fortesën” e ekipit anglez gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve.

Megjithatë, djemtë e Niko Kovaç i kishin marrë masat dhe më një plan të ekzekutuar thuajse në perfeksion arritën të neutralizonin “makinerinë” e Jyrgen Klop . Trajneri i Bajernit foli para mediave në përfundim të takimit për rezultatin e arritur.

“Mendoj se të gjithë bënë një punë shumë të mirë. Ekipi ishte i vendosur mirë taktikisht dhe nuk patëm dobësi si në aspektin fizik dhe në atë psikologjik. Ishim të gjithë të përgatitur për kundërshtarin. Nëse skuadra ka një strukturë të mirë jemi të aftë t’ia bëjmë të vështirë golin edhe një skuadre si Liverpuli. Në këtë stadium të duhet të kesh shumë guxim. E arritëm qëllimin tonë  me barazimin, ndërsa tani duam që qartësojmë gjithçka në Gjermani ”.

“Diferencat në tilla nivele janë shumë të vogla, prandaj na duhet të presim për ndeshjen e dytë. Unë jam personi i fundit që mund të festojë për një barazim pa gola. Na duhet të punojmë fort dhe me përqendrim në ndeshjen tjetër. Nuk mbaj mend shumë klube që kanë shmangur humbje dhe nuk kanë pësuar asnjë gol këtu në “Anfield”. Fakti që ata patën shumë pak raste për shënim tregon që luajtëm shumë nga ana taktike”.

FORMACIONI – “Kisha në mendje ta filloja që nga minuta e parë me Havi Martinez, gjithashtu po mendoja dhe për  Riberinë, pasi në ndeshje të tilla nevojiten personalitete dhe lojtarë më eksperiencë të tillë”.

BUNDESLIGA – “Bundesliga është shumë e rëndëishme për ne, por disa lojtarë motivohen më shumë nga Champions-i dhe shfaqen më mirë në këtë kompeticion. Këtu lojtarët japin gjithçka këtë gjë do të doja ta shikoja dhe në kampionat”, përfundoi Kovaç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.