Kovaç jep “recetën”, Nojer: Stadiumi do jetë flakë, Klop i çmendur

0

Bajerni i Mynihut dhe Liverpuli do tentojnë kualifikimin nesër në Champions League. Ndeshja e parë në Angli është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe për gjermanët kalimi në turin tjetër vjen vetëm në rast se fitojnë. Sot ka dalë para mediave trajneri Niko Kovaç, i cili kishte në krah edhe portierin Manuel Nojer.

Kroati flet për sfidën dhe gjendjen e skuadrës: “Është një sfidë e rëndësishme, me një presion të veçantë. Gjithsesi nuk është negativ. Është një ndeshje që të gjithë mezi e presin të luhet. Rezultati 0-0 i jep një avantazh të lehtë Liverpulit. Ne duhet të luajmë për të fituar. Koman do të jetë nesër, ashtu sikurse edhe Alaba”.

“Riberi? Në ndeshje si kjo kemi nevojë për lojtarë si ai. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur, të përpiqemi të jemi agresivë, por nga ana tjetër të bëjmë kujdes nga tre sulmuesit e Liverpulit. Duam që të kalojmë në raundin tjetër, por nuk mund ta garantoj diçka. Kam besim, se nesër me ndihmën e tifozëve mund ta arrijmë objektivin tonë dhe të kualifikohemi. Liverpuli do të sulmojë dhe ne duhet të jemi solidë në mbrojtje. Gjithashtu duhet të sulmojmë më shumë se në ndeshjen e shkuar”, ka përfunduar Kovaç.

MANUEL NOJER – Portieri i Bajernit, në lidhje me sfidën kundër Liverpulit tha: “Presion do të ketë, por jo vetëm për ne. Nesër do të jetë si një finale, mes dy skuadrave të forta. Duam të kalojmë në çerekfinale, por nuk do të jetë e lehtë. Stadiumi do të jetë flakë nesër dhe duam të kthehemi të fitojmë në shtëpi kundër një ekipi të madh. Në ndeshjen e parë në Liverpul ishim mirë në mbulimin e hapësirave, por tanimë duhet të bëjmë kujdes dhe të kërkojmë të fitojmë duelet”.

I pyetur për Salah dhe Klop, Nojer tha: “Nuk ka rëndësi nëse ai ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje e fundit. Klop është një i çmendur, në aspektin pozitiv të fjalës. Gjithmonë dëshiron më të mirën për skuadrën dhe lojtarët. Kudo ku ka drejtuar kanë qenë në krah të tij”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.