Kovaç: Ja situata me Havertz dhe Verner, Levandovski na kushtëzon

0

Me largimin e Timo Verner drejt kampionatit kinez, Bajerni i Mynihut ka ngelur pa një sulmues të dytë. Mediet gjermane kanë përfolur shpesh se “gjiganti” bavarez është i interesuar për lojtarin e Lajpcigut Timo Verner, ndërkohë edhe mesfushori Kai Havertc është përfolur shumë. Situata e të dy lojtarëve ka marrë një përgjigje nga trajneri  i Bajernit Niko Kovaç.

HAVERTZ DHE VERNER –  “Të dy ata janë lojtarë shumë të mirë, por jo të gjithë lojtarët e atij niveli mund të luajnë për Bajernin e Mynihut, pasi do të krijonim një konkurrencë shumë të egër në ekip. Në këtë lloj situatash i jepet rëndësi balancës së grupit”.

SULMUESI I DYTË – “Ne gjithmonë mendojmë se ku mund të përmirësohemi. Bajerni i ka mundësitë për të blerë lojtarë të një niveli të lartë që kushtojnë 50 ose 60 milionë euro, por më pas do të jetë shumë e vështirë t’i ulim stol ata. Për sulmin na duhet të gjejmë një sulmues që ta kuptojë rolin e tij”, tha trajneri i Bajernit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.