Kovaç: Ja pse nuk bëmë merkato të fuqishme! Haverc një yll i së ardhmes

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka dhënë një intervistë për medien gjermane “Sport Bild”, ku ka diskutuar në lidhje tema të ndryshme rreth sezonit të tij të parë në krye të kampionëve të Gjermanisë.

Planet e merkatos, gara për titullin, kriza e rezultateve në fillim të sezonit dhe talenti Kai Haverc, ka qenë disa nga temat që tekniku kroat preku gjatë kësaj interviste.

MERKATO DHE E ARDHMJA – “Akoma nuk kemi bërë një revolucion në skuadër. Gjatë verës do të bëjmë investime të mëdha. Këtë sezon shpenzuam vetëm 10 milionë dollarë për kartonin e Dejvis.  Presidenti Hënes ka thënë se në fundi të sezonit do t’i japim lamtumirën e duhur disa lojtarëve që kanë shkruar histori, prandaj unë pata kërkesa të mëdha ndaj klubit”.

KAMPIONATI – “Uli Hënes tha se ai do të ishte në rregull edhe nëse nuk e fitojmë kampionatin, pra nuk do të jetë fundi i botës, nëse nuk e fitojmë dot titullin. Jemi atletë dhe nuk dorëzohemi. Ishim 9 pikë mbrapa, askush nuk e besonte se mund të rikthehemi”.

PROBLEMET – “Çdo trajneri i Bajernit kërkon dhe duhet të jetë kampion, or nuk është gjithmonë e lehtë. Real Madrid është eliminuar nga Champions-i pasi e kanë fituar tri vite radhazi. PSG gjithashtu, pavarësisht fuqisë financiare. Çdo klub kalon momente të vështira”.

HAVERC – “Është një talent absolut, që herët a vonë do të largohet nga Leverkuzeni. Do bëhet një yll i madh, s’kam asnjë dyshim për këtë”, tha Kovaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *