Kovaç është i prerë: S’ka blerje në janar, në verë futemi në merkato

Bajerni i Mynihut ndodhet nëntë pikë larg kryesuesve të Borusias së Dortmundit. Kampionët e Gjermanisë duket se do ta kenë tejet të vështirë të sigurojën titullin e shtatë radhaz. Në pozitat e tanishme, një tjetër hap fals do të ishte fatal, sidomos për trajnerin Niko Kovaç, i cili është më i rrezikuari në këtë mes.

Në daljen për shtyp para takimit ndaj Frajburgut, trajneri kroat foli për gjendjen e skuadrës dhe  i mbylli përfundimisht derën ndërhyrjeve në merkaton e janarit.

PËRMIRËSIMETNë aspektin e komunikimit kemi bërë progres të madh, skuadra po i kupton idetë e mia dhe loja e tregon qartë këtë. Gjatë ndeshjeve të fundit kemi luajtur mirë në fazat mbrojtëse dhe sulmuese. Mendoj se njeriu mëson gjëra të reja deri në momentet e fundit të jetës. Në këto pesë muaj kam marrë një eksperiencë shumë të vlefshme.

MERKATO – “Tani për tani, nuk do të bëjmë asgjë. Në verë do të përpiqemi të sjellim në skuadër disa emra të rinj”, përfundoi Kovaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *