Kovaç bën inferiorin: Dortmundi është favorit

0

Ditën e nesërme Bajerni do të ndeshet në “Signal Iduna Park” ndaj Dortmundit. Kësaj radhe bavarezët vijnë si rrallëherë në pozitën e ndjekësit, pasi verdhezinjtë janë në vend të parë të kampionatit me katër pikë difencë nga kampionët në fuqi dhe nga Borusia Mënshengladbah.

Në daljen për shtyp që i paraprin takimit të nesërm, tekniku i Bajernit Niko Kovaç foli për kundështarin, që e cilësoi si superior ndaj ekipit të tij: “Dortmundi është skuadra favorite për këtë takim. Ne duhet të bëjmë tonën dhe të përpiqemi të shkurtojmë diferencën. Kemi një skuadër të mirë, por nuk e kemi treguar fuqinë tonë të plotë me performancat e ditëve të fundit. Duhet të fitojmë me doemos, shtatë pikë diferencë janë shumë, 1 pikë janë shumë pak”, tha trajneri i Bajernit.

Në skuadrën që udhëtoi drejt Dortmundit mungoi Arjen Roben, i cili ishte në mëdyshje për shkak të shqetësime që holandezi ka pasur në gju. Në mungesë të 34-vjeçarit, Kovaç do t’i besoj sërish të riut Serg Gnabri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.