Kosto e “Arenës Kombëtare” dhe problemi me Bashkinë, Dervishi sqaron

Anëtari i komitetit ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” në “Abc News”. Zyrtari i FSHF-së ka zbuluar gjendjen e punimeve në kantierin e “Arenës Kombëtare” dhe të dhëna të tjera në lidhje me impiantin më të ri që do t’i shtohet futbollit shqiptar.

“Në këto momente në arenën kombëtare vazhdohet të punohet me qëllim për të luajtur ndeshjen me Islandën në atë impiant. Fasada është në përfundim, mbulimi i strukturës ka përfunduar dhe tani jemi në punimet e brendshme. Një javë më parë ekspertët e UEFA-s inspektuan stadiumin. Ngelën të kënaqur për kushtet e stadiumit, por kishte dhe disa vërejtje, të cilat ne i rregulluam”.

“Tani kemi filluar porositë e mobilimit, pasi kjo pjesë i takon Federatës. Sapo të mbarojnë ambientet e brendshme do vendosim mobiliet. E vetmja gjë që ndoshta do të na pengojë është sheshi përpara stadiumit, kjo nuk varet nga ne. Në atë shesh po bashkia po bën një parking me 200 parkime. Aty do prishet godina tre katërshe dhe do kthehet në pedonale, këto punime kërkojnë punimet e tyre të cilat do kërkojnë dhe kohë, ndoshta kjo do të na pengojë për inaugurimin e stadiumit në shtator. Më datë 15 korrik ne fillojmë punimet për fushën. Në vetëm një muaj fusha mund të jetë gati. Me UEFA-n kemi rënë dakord që të kemi një kontroll nga ana e tyre me 15 gusht dhe në shtator stadiumi do të jetë gati. Aty kërkohet një ndeshje kontrolli, mund ta bëjmë me moshat ose ndoshta me Superkupën”.

“Federata ka pasur një kontratë, ku ne dhamë 10 milionë euro dhe tokën, koncesionari mori në këmbim ambientet tregtare. Me qa sa di un shifra reale i ka kaluar 70 milionë eurot, projekti u llogarit fillimisht te 45 milionë euroshi. Është një stadium i mbyllur dhe krijon tjetër ambient nga ai në Elbasan ose Shkodër”.

“Ky do të jetë 4-vjeçari i investimeve. Pas përfundimit të stadiumit kombëtar dhe zyrave e kompleksit të federatës, do fillojmë të punojmë për stadiumin e Kukësit, stadiumin e Fierit dhe në ndërtimin e fushave, ku ne presim aplikime subjektet të ndryshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *