Kostiç shfajësohet: Dominuam, nuk e meritonim humbjen

Trajneri i Luftëtarit Milosh Kostiç nuk ndodhet në një pozitë komode. Slloveni nuk e kaloi dot testin e tij të parë në Superligë ndaj Kastriotit të Elvis Plorit. Në Konferencën pas ndeshjes Kostiç deklaroi se rezultati nuk përkonte me lojën e skuadrës. 46-vjeçari beson se me kalimin e javëve, loja e skuadrës së tij do të konsolidohet dhe rezultatet do të vijnë.

“Rezultati? Nuk ishte i duhur për atë që dhamë në fushën e lojës. Nuk e merituam humbjen, pasi gjuajtën dy herë në portë dhe pësuam 1 gol. Na vjen keq për humbjen”.

“Hapësirat? Ne duhet të sulmonim për të prishur murin, por disa gabime individuale bënë rezultatin kështu. Ne nuk donim që të linim hapësira, por dy gabimet na kushtuan shumë”.

“Dominimi i Kastriotit? Ne kishim 10-15 minuta në pjesën e dytë që nuk luajtëm mirë, por më pas e kontrolluam ne. Nuk mund të sulmosh gjithë kohën. Nuk e menaxhuam si duhet që të shënonim. Ata luajtën me kundërsulm. Ne morëm një risk përsipër për të sulmuar dhe e pësuam. Fusha ishte  e thatë dhe nuk na favorizoi”

“Kur do të vijë Luftëtari i vërtetë? Ne ishim gati, ne jemi gati. Nga Luftëtari i vitit të kaluar mungojnë 6 lojtarë. Lojtarët e rinj kanë nevojë për t’u adoptuar. Ne nuk kemi shumë kohë, liga është e gjatë, por duhet pak kohë”, – përfundon ai në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *