Kostiç: Futboll po luajmë, nuk kemi ç’bëjmë më shumë

Trajneri Milosh Kostiç është i sinqertë se skuadra e tij ka luajtur futboll, por nuk ka arritur që të marrë rezultat. Për “Gol pas Goli” në “Supersport” analizoi këtë humbje, që ishte e katërta në radhë.

Pas katër humbjesh e ndjeni veten të rrezikuar dhe cila është zgjedhja juaj?

Është e vështirë dhe për mua që të marr vendime. Është e vështirë të fillosh kampionatin me 0 pikë. Në tre ndeshjet e fundit kemi luajtur futboll por nuk kemi marrë pikë, nuk di çfarë të bëjmë. Kam shumë gjëra kundër, situatën, pikët, fansat. Çunat po punojnë mirë. Është një situatë e vështirë. Do të ulemi dhe do të shohim. Ne kishim ardhur për të fituar ndeshjen sot, shpërdoruam disa raste. Nuk pati shumë raste, Tirana nuk na dominoi, por detajet ishim me Tiranën dhe mori një fitore të merituar.

A e ka trajneri një formacion në kokë që mund të shkojë tek suksesi?

Kemi pasur pak ndryshime, por tek Luftëtari dy lojtarë si Hoxha dhe Dunga janë bashkuar vetëm këtë javë, Këto të dy pritet të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, kemi lojtarë të rinj dhe nuk mund të mbajnë peshën e këtij kampionatit. Me ardhjen e këtyre dy lojtarëve dhe Aleksi të mos ketë ndonjë dëmtim serioz të bëjmë kthesën me Teutën.

Sa ju bind reparti difensiv?

Janë disa gola që janë pësuar nga mungesa e përqendrimit jo e cilësisë. Mund të veçoj golin e parë, që na preu këmbët, na la pa luajtur futboll. Mund të evitohej lehtësisht. Kur je në disavantazh dhe bëhet e vështirë që të luash futboll. Dy mbrojtësit tanë lajë dhe hapësira duke dalë para. Në pjesën e dytë tentuam të bënim diçka. E dominuam Tiranën, më pas u ndëshkuam me karton të kuq. Sërish tentuam, por nuk arritëm që të shfrytëzonim rastet që krijuam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *