Kosta mbërrin në Spanjë, “mbytet” nga tifozët

Sulmuesi i kombëtares spanjolle Diego Kosta është kthyer më në fund në Spanjë pasi Çelsi dhe Atletiko e Madridit kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e tij në klubin e La Ligas.

Diego Kosta ka udhëtuar nga Brazili për në Madrid, duke i dhënë fund kështu një periudhe tepër të turbullt dhe problematike në Londër.

Ai është pyetur menjëherë për Çelsin, por spanjolli nuk ka dashur të bëjë më polemika. “Nuk kam dashur kurrë që situata të shkonte kështu siç ndodhi. Unë ruaj një respekt të jashtëzakonshëm për njerëzit që punojnë tek Çelsi. Nuk dua të lejoj që imazhi im tek Çelsi të prishet nga një person i vetëm”- ka thënë Kosta, duke iu referuar trajnerit Antonio Konte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *