Kosta: Luaj fort sepse nuk jam ëngjëll

0

Sulmuesi braziliano-spanjoll, Diego Kosta, nuk dëshiron të bjerë ‘pre’ e kritikëve për shkak të sjelljeve të tij të dhunshme në fushat e futbollit. Sulmuesi i Çelsit ka deklaruar se nuk është një engjëll dhe nuk do të ndryshojë sjelljet e tij.

“Unë nuk po them se jam një engjëll. Nuk jam një engjëll, mund ta shihni këtë gjë”, u shpreh Kosta. “Por, unë sa herë që luaj, luaj në të njëjtën mënyrë sepse ky jam unë. Kjo është ajo që bëj për të mbajtur familjen time. Në fushë, unë gjithmonë do të jem kështu”, shtoi futbollisti londinezëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.