Kosova pret Turqinë, Bunjaki zgjedh 11-tshen: Tani, tjetër fazë!

Në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, para ndeshjes me Turqinë. Nota vlerësuese për kundërshtarin, por dhe besim tek eksperienca e fituar nga xhiroja e ndeshjeve të para.

“Sot kemi pasur edhe stërvitjen e fundit. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Do të jetë një lojë mjaft e vështirë, dhe ndoshta do të jetë ndeshja më e vështirë deri tani. Tani futemi në një fazë tjetër, pasi kemi luajtur pesë ndeshje. Lojtarët tani kanë fituar më tepër eksperiencë dhe nga ndeshja në ndeshje mendoj se jemi më kompakt, më agresiv e më të koordinuar. Konkurrenca ka ardhur në rritje në disa pozicione, sidomos në fazën e sulmit.

Turqia ka lojtarë shumë të mirë, dhe trajner jashtëzakonisht të mirë, që ka eksperiencë. Ndeshja fundit e zhvilluar në Antalia ka qenë shumë interesante, por besoj se do të jetë një lojë krejtësisht tjetër kjo e sotmja. Dëshirojmë t’i gëzojmë tifozët me një fitore. Urojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Turqisë. E dimë se kemi të bëjmë me një kundërshtar që ka cilësi në çdo repart të fushës”, përfundoi Bunjaki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *