Kosovës i kthehet haku, UEFA dënime të rënda ndaj racizmit

0

UEFA ka vendosur të mos mbyllë as veshët e as sytë ndaj racizmit. Së fundmi, qeveria e futbollit evropian ka njoftuar një sërë masash të marra ndaj racizmit të ngjallur në ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Bullgaria është kombëtarja që e pëson më tepër në këtë investigim të UEFA-s. Ballkanasve do u duhet të mbyllin një pjesë të tribunave të stadiumit kombëtar në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Anglisë dhe Republikës Çeke.
E gjithë kjo vjën pas sjelljes jo korrekte të tifozëve në përballjen e fituar 2-1 ndaj Çekisë dhe atë të humbur 3-2 ndaj Kosovës. Tifozët bullgarë janë dëgjuar të thonë shprehjen “Kosova është Serbi” e të tjera thënie me kontekst të tillë. I njëjti problem është në ndeshjen ndaj Çekisë, ku racizmi është i përsëritur.

Edhe Rumania do të mbyllë një pjesë të stadiumit në ndeshjet e ardhshme të kombëtares së të rinjve. Ky dënim vjen pas sjelljes raciste të tifozëve të kësaj kombëtareje në Kampionatin Evropian të të rinjve. Ukraina e Greqia janë gjobitur. I fortë reagimi i UEFA-s që për shumë kohë po këmbëngul kundër racizmit, që siç duket edhe nga skuadrat e dënuara, ka ngulur rrënjë në Ballkan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.