Kosova U19 e nis mbarë, rezultat pozitiv ndaj homologëve austriak

19-vjeçarët e Kosovës mund të thuhet se e kanë nisur mbarë aventurën e tyre, kjo pasi kanë barazuar pa gola në Budapest ndaj Austrisë. Të rinjtë e Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje të kënaqshme ndaj austriakëve, që gjithashtu kanë një skuadër me cilësi.

Të besuarit e Ramiz Krasniqi kishin raste e tyre për shënim, por nuk mundën që të konkretizonin, por duhet thënë se dhe kundërshtari ishte në disa raste i rrezikshëm, por falë fatit dhe portierit e mbajtën portën e paprekur. Kosova ndodhet në grupin 7, ku ve5 Austrisë do të ketë si kundërshtar dhe Hungarinë e Slloveninë.

Kosova U19 do tentojë që të bëjë mirë dhe ndaj vendasve hungarez pas tre ditësh, për të synuar më pas kualifikimin ndaj sllovenëve. Edhe pse një skuadër e re Kosova ka mjaft shanse për të avancuar në raundin tjetër, pasi diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *