Kosova U18 një hap larg historisë, në finale të Europianit!

0

Kosova U18 është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian të Basketbollit. Në divizionin C dardanët do të kenë mundësinë të ngrenë titullin dhe për këtë duhet të mposhtin Qipron. Në gjysmëfinale ata mposhtën Irlandën me rezultatin 69-55.

Gjithçka nisi me epërsinë e Kosovës, që e mbylli gjysmën e parë të lojës 39-30. Në dy periodat e fundit u ruajt epërsia dhe në fund 18-vjeçarët e drejtuar nga Ibrahim Karabegu kishin të gjitha të drejtat e botës kalimin në finale. Historike!

Erhan Sholla, kapiteni i Kosovës, shkëlqeu me 15 pikë, ndërkohë që pati edhe mbështetjen e Rilind Krasniqit (14 pikë), Leon Nezirit (13 pikë) dhe Rron Ukajt me 12 pikë.

Gjithsesi akoma nuk ka mbaruar asgjë, pasi sot prej orës 19:300 luhet finalja me Qipron dhe transmetohet drejtpërdrejt në Supersport. Kosova do mundohet të shfrytëzojë mbështetjen e publikut për të fituar titullin Kampion Europe në Divizionin C.

Qipro ka qenë në grup me Kosovën dhe i ka mundur, por sërish besohet te fitorja. Edhe Irlanda ishte favorite për të kaluar në finale, por në fund u mposht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.