Kosova, talenti i Mançester Sitit “djeg” lojtarin e Kukësit

0

Pas pritjes dhe ankthit, më në fund Kosova realizoi afrimin e rëndësishëm, drejt të cilit ishin përqendruar forcat. Portieri i Mançester Sitit, Arijanet Muriç, do të grumbullohet për herë të parë në përfaqësuese, për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.

Talenti i “Citizens” është një prej dy emrave të rinj që trajneri Bernard Shaland do të ketë në dispozicion për grumbullimin e radhës. Lojtari tjetër është mbrojtësi i qendrës, Mirlind Kryeziu, i cili aktivizohet me Zyrihun në Zvicër.

Një tjetër lajm i rëndësishëm te Kosova është edhe rikthimi i Bersant Celinës. Mesfushori i Sounsit nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjet e muajit tetor, si masë disiplinore nga trajneri. Prej asaj periudhe Shaland bëri të ditur se Celina do t’i bashkohej sërish skuadrës dhe tashmë trajneri e mbajti fjalën.

Prej afrimit të Arijanet Muriç, jashtë skuadrës mbetet portieri i Kukësit, Faton Maloku. Pjesë e grumbullimit nuk do të jenë as Bernard Berisha dhe Elbasan Rashani, me trajnerin Shaland që do ta publikojë listën zyrtare këtë të premte.

 

Portierë:

Samir Ujkani – Caykur Rizespor

Arijanet Muric – Manchester City

Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb

Fidan Aliti – KS Skënderbeu

Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron

Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava

Leart Paqarada – SV Sandhausen

Benjamin Kololli – FC Zurich

Mirlind Kryeziu – FC Zurich

Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax

Mesfushorë:

Bersant Celina – Swansea

Valon Berisha – SS Lazio

Hekuran Kryeziu – FC Zurich

Herolind Shala – IK Start

Idriz Voca – FC Luzern

Besar Halimi – Brøndby

Arbër Zeneli – SC Heerenveen

Milot Rashica – SV Werder Bremen

Edon Zhegrova – K.R.C. Genk

Donis Avdijaj – FC Willem II

Sulmues:

Vedat Muriqi – Caykur Rizespor

Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Lirim Kastrati  –  Lokomotiva Zagreb

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.