Kosova si Shqipëria, “drynin” lojërave të fatit

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin për të ndaluar lojërat e fatit në rang vendi.

Ky vendim vjen si pasojë e kërkesave të vazhdueshme të opozitës, por edhe për shkak të dy ngjarjeve të renda ma pasojë humbje. Bëhet fjalë për dy vrasje të ndodhura në ambientet e kazinove. Rasti i parë ndodhu pesë ditë më parë në Suharekë, ndërsa i dyti ditën e djeshme në Lipjan.

Duke marrë shkas nga këto dy ngjarje të renda, anëtarët e partive opozitare në kuvendin e Kosovës iniciuan një rezolutë për ndalimin e lojërave të fatit që kaloi ditën e sotme me 74 vota pro, asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Dy pikat e rezolutës janë si më poshtë:

1.Qeveria të nis procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojet lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit.

2.Brenda 30 ditëve Qeveria të sjell në Kuvend, ligjin e ri që ndalon aktivitetin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë prej 10 viteve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.