Kosova si Brazili? Shaland e ka të qartë: Trajneri i Malit të Zi do të na provokojë!

0

Kosova do të luajë përballë Malit të Zi, në të vetmen ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit në muajin tetor. Përpara kësaj përballje, vlerësimet më të larta kanë ardhur nga trajneri kundërshtar, duke thënë se dardanët janë si Brazili.

Por Shalandi nuk kalon në entuziazëm, duke thënë se kjo është një mënyrë provokimi që vjen nga trajneri i Malit të Zi. Ose për ta thënë më qartësisht, një mënyrë për të hequr disi presionin nga vetja dhe për t’u shitur në një tjetër mënyrë te kundërshtari, që t’i befasojë në fushën e lojës.

“Trajneri i Malit të Zi ka menduar ndoshta të provokojë, duke thënë se Kosova është si Brazili dhe se ekipi i tij është pa shanse. Është një mënyrë se si të përgatisë ekipin e tij. Por ne duhet te jemi te kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Kemi ende punë”, ka thënë Shaland. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.