Kosova sfidon Azerbajxhanin, por dhe Rumaninë për… rekord

Kosova luan ndeshjen më të rëndësishme të vitit këtë mesjavë, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” do të ndeshet me ekipin e Azerbajxhanit, takim ky që do të vendosë dhe skuadrën e parë të grupit 3 të Ligës D. Kosova është e avantazhuar se do i mjaftonte dhe një barazim.

Pas suksesit me Maltën 0-5 në transfertë, skuadra duhet të punojë për të bërë mirë dhe në takimin e fundit që është dhe më i rëndësishmi, por dhe për të ruajtur ecurinë fantastike. Kosova është një nga dy skuadrat e vetme në Europë që nuk ka pësuar asnjë humbje.

Veç “maranave” edhe Rumania nuk e ka provuar shijen e humbjes. Skuadra e Shaland duhet të sfidojë azerët për vendin e parë, por dhe të vendosin një rekord që për ta do të thotë shumë. Rumani ndeshet me Malin e Zi ndaj dhe për këtë rekord mund të thuhet se ka një garë në distancë mes Kosovës dhe Rumanisë. Një arsye më shumë për skuadrën e Shaland që të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *