Kosova opsion për Peposhin, Torpedo prova për të ardhurit

0

Kukësi e ka përjetuar jo pak eliminimin nga Karabaku, edhe pse diferencat mes dy skuadrave ishin të mëdha dhe kjo u pa qartësisht dhe në fushën e blertë. Paraqitja e skuadrës ishte jo në nivelin që pritej, pasi kuksianët në asnjë moment nuk e vunë në vështirësi portierin e azerëve në dy harkun kohor të 18 minutave.

Kukësi ka investuar në sulm, por ende nuk po merr rezultatet dhe në klubin verilindor nuk ka shumë durim, pasi duan suksesin shpejt. Ndeshja e turit të tretë ne Torpedo Kutais pritet që të jetë dhe barometri për disa nga lojtarët e afruar këtë verë. Sulmi është më së shumti në shënjestër, por nëse për Plakun dihet që ka nënshkruar vetëm për Kupat e Europës, nuk do të ishte çudi që të kishim dhe ndonjë tjetër largim nga sulmi. Harba nuk ishte në fushë fare në përballjen e fundit me Karabakun, pasi afrimi i Rexhinaldos duket se i ka ngushtuar hapësirat për të dhe me siguri për sulmuesin boshnjak pritshmëritë janë që të bëjë diçka në ndeshjen e kthimit, por nëse nuk do të bjerë në sy nuk përjashtohet mundësia e negocimit për ta mbyllur bashkëpunimit.

PEPOSHI

Edhe pse Kukësi ka pasur mangësi në krahun e majtë të mesfushës pas largimit të Kalesë, nuk i është besuar Ardit Peposhit, i cili luan në atë linjë. Kuksiani nuk është federuar dhe e ardhmja e tij tek verilindorët është në pikëpyetje. Kosova duket një mundësi e mirë për të, por mbete për t’u parë se çdo të ndodhë në ditët e ardhshme. Te Kukësi ka disa pikëpyetje, por përgjigjet për një pjesë të lojtarëve do i japë përballja e dyfishtë me skuadrën gjeorgjiane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.