Kosova me portier boshnjak, Dallku: Turp, nuk ka portierë shqiptarë?

Ka luajtur me fanellën e Bosnje-Hercegovinës, por tashmë sapo ka debutuar në fushë me Kosovën, duke mbrojtur portën e kësaj skuadre, në vend të Ujkanit, i cili doli i dëmtuar. Po flasim për Adis Nurkoviq, i cili e priste me padurim momentin për të debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” dhe pas disa ndeshjesh në stol, i erdhi radha dje.

Megjithatë, prania e një boshnjaku te Kosova nuk është pranuar qetësisht në Kosovë dhe një nga ata që ka ngritur zërin është edhe Armend Dallku. Mbrojtësi i famshëm, me një postim në Facebook, ka përmbledhur gjithë revoltën e sportdashësve në Kosovë, që në fakt e kanë inatin jo thjesht me portierin, por ecuria e dobët e Kosovës dhe problemet e mëdha të saj kanë bërë që të shfryjnë edhe ndaj Nurkoviqit të varfër: “A s’po ka portierë shqiptarë bre, veç Nurkoviq me mbrojtë bre, marrja e zotit!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *