“Kosova është Serbi”?/ UEFA mendon ndryshe, hapet hetimi disiplinor për Serbinë

Tifozët serb nuk ka ngurruar që të provokojnë edhe një herë tjetër, duke shpalosur një baner me përmbajtjen: “Kosova është Serbi”. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen kundër Ukrainës të luajtur në Beograd, që ishte edhe e fundit për fazën e kualifikueseve të Europianit 2020.

Por kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga qeveria e futbollit europian, pasi Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur të hapë një procedurë disiplinore për këtë rast. Shpërndarja e mesazheve të tilla politike nuk lejohet nga UEFA dhe Serbia pritet që të marrë dënimin e merituar. Këta të fundit pritet të luajnë pa tifozë në ndeshjet e ardhshme, që mund të përkojë edhe më atë përballje për play-off të Europianit të ardhshëm, ndërsa ky dënim mud të shoqërohet edhe me një gjobë finaciare../Sport Ekspres/