Kosova e para, triumfon dhe nderon Fadil Vokrrin

0

Kosova e nis me fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa mposhti 2-0 Ishujt Faroe. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë vendosën fatet e një ndeshjeje të dominuar në total nga Dardanët. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu ishin ata që vendosën fatet e takimit.

Në fillim i ishte programuar respekti i merituar ish-presidentit të FFK-së, Fadik Vokrrit, për të cilin tiozën shpalosën një koreografi kushtuar ish-sulmuesit të famshëm të Partizanit të Beogradit.

PESË MINUTAT E TRIUMFIT –  Arbër Zeneli dhuroi spektakël në golin e avantazhit të Kosovës. Fillimisht me driblimet e tij, më pas me goditje e kalibruar në këndin e poshtëm të portës kundërshtare. Nuk mjaftoi keq, vrapim drejt stolit dhe nderim për Fadil Vokkrin. Ishte minuta e 50-të e takimit.

Goli i dytë i Kosovës erdhi me Nuhiun pesë minuta nga zhbllokimi i rezultatit, teksa pas një goditje dënimi ishte Rrahmani ai i cili me kokë goditi në kuadrat, por priti portieri kundërshtar. Mbrojtësi ngulmoi dhe shërbeu për Nuhiun, i cili me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte.

VENDI I PARË NË GRUP – Kosova me tre pikët e marra kryeson në grupin 3 të Ligës D. Pas barazimit në Azerbajxhan, skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland numëron katër pikë. Ishujt Faroe janë të dytë, ndërkohë që më pas vjen Azerbajxhani.

Këta të fundit morën sërish një pikë, këtë herë në transfertë me Maltën. Vendasit shënuan të parë me Agius me penallti, por brenda 45 minutave të para azerët barazuan me anë të Khalilzade. Në LIgën D u luajt sot edhe një tjetër takim, ai mes Andorës dhe Kazakistanit. Skuadrat u ndanë në barazim 1-1 dhe morën nga një pikë.

UEFA NATIONS LEAGUE – Liga D

Kosovë-Ishujt Faroe 2-0
Shënues:
Zeneli 50’, Nuhiu 55’
Maltë-Azerbajxhan 1-1
Shënues:
Agius 10’ (pen.)/ Khalilzade 26’

Andora-Kazakistan 1-1
Shënues:
Alaez 84’ / Logvinenko 68’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.