Kosova e fton Nuhiun për humorin që ka, faqja e njohur: Kane po vraponte t’i merrte fanellën

Atdhe Nuhiu është një prej lojtarëve që thërritet gjithnjë me ekipin përfaqësues së Kosovës, por që shumë rrallë e ka gjetur hapësirën në fushën e lojës. Lojtari është tërësisht jashtë forme prej kohësh, gjë që vërehet qartë edhe në një foto të tij të shpërndarë pak kohë më parë, ku sulmuesi shqiptar ka kile të tepërta për një futbollist.

Gjithmonë kthehet në objekt tallje, ndërsa ndaj Bullgarisë, të gjitha mediat do të bënin artikuj qesharak për barkun e tepruar të Nuhiut duke e krahasuar me “Lord Bendter” apo me Higuainin në kohën më të keqe fizike.

Ndërkohë reagim në lidhje me të, ka pasur edhe nga ana e komentatorit Andin Lokaj, i cili është më pranë dardanëve, duke thënë se sulmuesi shqiptar ftohet me Kosovën thjesht sa për të ngritur humorin në dhomat e zhveshjes dhe për të mbajtur harmoni në ekip. Në lidhje me futbollistin që aktivizohet me Sheffield në Angli, ka shkruar edhe një faqe e njohur e huaj që ka ironizuar lojtarin:

“Raporte të pakonfirmuara, Harry Kane vrapoi në pankinën e Kosovës për të rrëmbyer fanellën e Atdhe Nuhiut”, ka shkruar bet365 në rrjetin social “Twitter”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *