Kosova e dashuruar pas trajnerëve shqiptarë, tani duan dhe Mezanin

Futbolli kosovar po bën hapa para dhe duket se kanë gjetur një formulë që të krijojnë sa më shumë eksperiencë. Në dy edicionet e fundit ekipet kosovare kanë besuar se me ndihmën e trajnerëve shqiptar mund të rriten akoma dhe më shumë.

I fundit që u transferua në Kosovë ishte Shpëtim Duro, por duket se mund të kemi një tjetër lëvizje në “Rrugën e Kombit”. ”Gazeta Olle” raporton se skuadra e Prishtinës ka kontaktuar ditën e djeshme ish-trajnerin e Flamurtarit dhe të Laçit, Gentian Mezanit.

Ka qenë vetë presidenti Remzi Ejupi që ka takuar trajnerin vlonjat, por duket paksa e çuditshme kur Mirel Josa vijon punën në krye të skuadrës kryeqytetase. Duket se situata nuk është aspak e mirë, pas rezultateve të fundit dhe aventura e Josës tek Prishtina po shkon drejt fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *