Kosielni i bën nder Xhakës, klubi gati ta gradojë

0

Granit Xhaka e ka provuar në jo pak raste të veshë shiritin e kapitenit te skuadra e Arsenalit, por sezonin e  ardhshëm mesfushori me origjinë shqiptare mund të gradohet si kapiteni i parë i “topçinjve”.

Mediet angleze bëjnë të ditur se Xhaka është favoriti kryesor për të marrë shirtin e kapitenit në rast largimi të francezit Lorent Kosielni. Qendërmbrojtësi ka dhe një vit kontratë me ekipin londinez, por gjasat janë që palët të ndërpresin me mirëkuptim kontratën.

Xhaka iu bashkua Arsenalit tri vite më parë në sezonin e fundit të Arsen Venger. Përgjatë tri viteve, futbollisti zvicerano-shqiptar numëron 134 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.