“Koronavirusi të kapi ty dhe familjen, shoqëro Astorin”/ Cutrone zbulon reagimin e tifozëve të Milanit

“Nuk do të festoja nëse shënoja ndaj Milanit, por penalltinë doja ta godisja vetë”, u shpreh ish-lojtari i kuqezinjve, në përballjen e fundit me Fiorentinën. Faktikisht Cutrone ka festuar si i çmendur për një penallti “të vjedhur” ndaj Milanit, që solli edhe barazimin e rezultatit.

Reagimi i tifozëve të kuqezinjëve ka qenë i menjëhershëm, duke u prekur nga sulmuesi që pak kohë më parë kishte treguar dashuri të madhe për fanellën e tyre. Gjithsesi, dashuria e madhe u kthye në urrejtje të po këtyre përmasave.

E për të vazhduar, tifozët e Milanit e kanë kaluar masën. Cutrone ka zgjedhur të publikoj dy nga reagimet që kalojnë çdo kufij të menduar teksa shkruajnë: “Koronavirusi të kapi ty dhe familjen”, dhe “Astori vdiq keq, shpresoj që ta shoqërosh sa më shpejt”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *