Koreografia e vitit! “Ju na mësuat sesi duhet atdheu”, një spektakël i vërtet vjen nga Drita-Prishtina (VIDEO)

Një koreografi spektakolare ka ardhur nga ana e tifozëve të Dritës në përballjen ndaj Prishtinës. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-1, ndërsa tifozët i dhanë edhe më shumë spektakël kësaj përballje. Ideimi i tifozëve të Dritës, “Intelektualët”, ishte për notën 10. Duke vendosur në theks figura legjendare që kanë luftuar për bashkimin e Shqipërisë së natyrale, ose siç fqinjët e tjetër e quajnë të madhe, grupimi i tifozëve ka treguar frymën e dashurisë për atdheun. /Sport Ekspres/


Reagimi nga “Intelektualët” dhe shpjegimi i koreografisë

  • JU NA MËSUAT SI DUHET ATDHEU •

Ju dhatë gjithëqka , ne mundohemi të ju mbajmë në zemër përgjithmonë , gjaku juaj nuk falet , e kemi mëkat nga ZOTI dhe mallkim nga fëmijët dhe brezat e ri nëse nuk e kujtojmë gjithmonë në çdo kohë vepren , mundin dhe sakrificën e familjës JASHARI .

Rezistenca e tyre sot është një legjend që ka thyer çdo barrier të mundshme , në çdo vend të botës ku ka shkelur këmba e njeriut është dëgjuar dhe për familjën e Ademit dhe Hamzës , për ato Gra e ata Burra , për ata Fëmijë që nuk e merituan vdekjen sepse kishin shumë për ti dhën Kosoves së Shqipëris .

Ne nuk do të ju harrojmë kurrë , nga INTELEKTUALËT e DRITËS kjo ishte më e vogla që mund të bëjmë për familjën JASHARI .

Rroftë gjaku juaj për jetë , rroftë UÇK-ja së bashku me Shqipërin e madhe .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *