Kordeiro në luftë me kohën, ja kur rikthehet

0

Kukësi është penalizuar nga mungesat gjatë këtij sezoni, teksa edhe në ndeshjet e radhës me Skënderbeun, Teutën dhe Partizanin nuk do të kenë të gatshëm titullarë si Simo Rumbullaku e  Ardian Cuculi. Të dy janë të dëmtuar dhe do të mungojnë njëri dy javë e tjetri tre.

Ndaj korçarëve në kampionat dhe kundër durrsakëve në Kupa do të vijojë të mungojë edhe braziliani Uilliam Kordeiro, i cili gjithashtu i dëmtuar. Anësori, i cili kryesisht është aktivizuar në të majtë të sulmit, do të duhet të qëndrojë jashtë deri mesjavën e ardhshme.

Kordeiro do të ketë mundësinë të kryejë pak seanca stërvitore në prag të ndeshjes me Partizanin dhe trajneri Armando Cungu e mirëpret rikthimin e tij. Shkodrani e vlerëson shumë brazilianin, pasi është një nga më cilësorët në kampin verilindor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.