Korçarët nisin përgatitjet për Superkupën, një sulmues francez del në provë

0

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi i është rikthyer sërish stërvitjes intensive mbas një pushimi dy ditor. Te Skënderbeu po përgatiten për ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Laçit më datë 12 gusht, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin Selman Stërmasi, Tiranë.

Në grumbullim, “ujqërve” i është bashkuar dhe sulmuesi francez Janik Makota, i cili do të provohet nga stafi teknik. Bëhet fjalë për një futbollist 26-vjeçar, i cili mban edhe nënshtetësinë kamerunase. CV-ja e Makotës nuk premton shumë, pasi gjatë viteve të fundit ka luajtur në kategoritë amatore të futbollit belg dhe atij francez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.