Korabi “prek” fitoren, Laçi i merr barazimin

0
Disa raste të pastra në fundin e ndeshjes dhe një shtyllë e Kajës nuk mjaftojnë për të nisur me 3 pikë aventurën e dibranëve në Superligë. Mungon goli ndaj laçianëve
Korabi-Laçi ishte ndeshja, që ngriti siparin e kampionatit të 78-të të Superligës. Në stadiumin “Selman Stërmasi” pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit, dibranët
pritën Laçin e ndryshuar thuajse rrënjësisht. Madje, një pjesë e mirë e titullarëve të Korabit
ishin pjesë e këtij ekipi sezonin e kaluar. Një ndeshje e nivelit nën mesatar, që momentet më të bukura i ka pasur në fundin e saj, por Korabi, edhe pse ka pasur disa raste në favor, nuk ka mundur të shënojë golin e fitores. Ndoshta fati nuk ka qenë me ekipin e drejtuar nga trajneri Artan Mërgjyshi, sepse në një rast Kaja ka goditur edhe shtyllen.
PJESA E PARË
Një lojë me ritëm shumë të ulët, ndoshta për faktin se dy ekipet nuk e njihnin njëri-tjetrin. Thuajse asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive, duke përjashtuar ndonjë shkëndijë sa
për të vënë në lëvizje portierët Vujadinoviç dhe Selmani. Kujdes maksimal në mbrojtje për
të mos pësuar dhe pak iniciativa drejt sulmit. Janë dy ekipe që janë ndërtuar nga e para
dhe ky fakt ndoshta ndikoi në nivelin e lojës. Dibranët luajnë me topa të gjatë drejt
sulmuesit të vetëm Abraham, i mbështetur nga Mziu e Jubani, ndërsa laçianët organizohen disi nga Toski, lojtari me përvojë që mbante edhe shiritin e kapitenit në mbrojtje. Asgjë e bukur për këtë pjesë.
PJESA E DYTË
Trajneri  Mërgjyshi e sheh që loja nuk funksionon dhe hedh në fushë Plakun, sulmuesin e ardhur  të martën te Korabi. Sulmuesi i njohur i jep më shumë ritëm lojës së dibranëve dhe

gradualisht fillojnë rastet në portën e Selmanit. Loja bëhet më e bukur në gjysmën e dytë
të kësaj pjese, pas një rasti ideal të Çelës, që gabon në gjuajtje brenda zonës. Reagon
edhe stafi i Laçit, që hedh në fushë brazilianin Anjelo. Megjithatë, më të rrezikshëm janë

dibranët, sidomos pas futjes në fushë edhe të Nexhipit. Kaja është pa fat, teksa shtyllai mohon golin pas një gjuajtje me kokë në zonë. Nexhipi gabon shënjestrën brenda
zonës, edhe pse në një pozicion të favorshëm, kurse Nako krijon iluzionin e golit, por
topi i gjuajtur prej tij përplaset në trupin e portierit Selmani. Në fund është Abraham që
rrezikon, por edhe gjuajtja  e tij nuk është e saktë, kështu që kjo ndeshje mbyllet në

barazim, 0-0. Një rezultat, që në fakt nuk ka lënë të kënaqur asnjë nga stafet. Më të zhgënjyer kanë qenë drejtuesit dhe lojtarët e Korabit, pasi rastet e tyre kanë qenë më të shumta dhe më të pastra. Debutimme një pikë për Korabin, që në javën e dytë pret Skënderbeun kampion.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.